Ish-mercenari i Wagnerit pranoi krimet në Ukrainë: Vramë edhe fëmijë
Një ish mercenar i Wagner-it ka rrëfyer se ka vrarë dhe torturuar dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës, në një nga dëshmitë më të detajuara të krimeve ruse të luftës në Ukrainë. Alexei Savichev, 49 vjeç, i cili u rekrutua nga grupi paraushtarak rus në shtator, i tha The Guardian në një intervistë telefonike se mori pjesë në ekzekutimet e të burgosurve ukrainas të luftës gjatë turneut të tij gjashtëmujor të detyrës në Ukrainën lindore.
Azamat Uldarov: Zbatova urdhrin me këto duar dhe vrava fëmijë. Më urdhëruan të vrisja këdo, gra, burra, pensionistë dhe fëmijë të vegjël deri 5 vjeç.
Dokumentet vërtetojnë se Uldarov është një ish i burgosur në Rusi nga rajoni i Saratovit, i cili përfitoi amnisti, pasi pranoi t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes së kreut të grupit Vagner, Jevgeni Prigozhin për të marrë pjesë në fushatën e këtij grupi në Ukrainë, transmeton Klan.al.
Vitin e kaluar, Prigozhin nisi rekrutimet e të burgosurve në burgjet e Rusisë për të luftuar në Ukrainë në këmbim të faljes së pjesës së mbetur të dënimit.
Njësia Vagner akuzohet për krime lufte në zona të ndryshme të globit ku ka marrë pjesë në konflikte, si Libi, Siri, etj. E pikërisht në ditën kur u publikua kjo deklaratë tronditëse, presidenti rus Vladimir Putin u shfaq duke vizituar rajonet e aneksuara nga Rusia të Hersonit dhe Luhanskut.