Shkruan: Nexhat Bexheti
Ekonomia e R.M.V. është nën ndikimin e inflacionit, i cili si dukuri më komplekse, vepron mbi ekonominë e shumë vendeve. Mirëpo shumë vende e kalkulojnë inflacionin në punën ekonomike të subjekteve,dhe e mbajnë nën kontroll, me rritjen e brutoproduktit vendor dhe me racionalizimin e të dalave, si dhe me parashikimin e shkallës së inflacionit, e cila ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit,dhe me hapjen e vendeve të reja të punës
Mirëpo ka raste kur inflacioni të jetë i dobishëm kur nuk e kalon normën një shifrore, në këtë rast ekonomia ka gjasa ta rrisë indeksin e zhvillimit.
Në vendet ku inflacioni është njëshifrorë, inflacioni, në ato vende, nuk ka rritje të theksuara të çmimeve, edhe valuta e vendit ndaj euros nuk ka rritje.
Shikuar ekonominë e R.M.V. hetohen dobësitë e politikës makroekonomike, e cila nuk ka program adekuat për ta vënë në kontroll rritjen e inflacionit, sepse inflacioni ka rritje enorme dhe është parametër i rrezikshëm për ekonominë nacionale.
Banka Popullore bën përpjekje që ta mbajë kursin devizor stabil, me masa antiekonomike, me kreditë e jashtme, kjo masë është fatale për ekonominë, e cila e ulë standardin jetësor të qytetarëve dhe nuk ka ngritje të indeksit zhvillimor. Po ashtu mundet t’a çrregullojë vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik.
Politika makroekonomike e R.M.V-së, bazohet në mbajtjen stabile të kursit devizor kundrejt Euros, nuk bën hapjen e re të agregatëve monetar, që të prodhoje mjete të reja monetare, nga eksporti i mallrave apo hapjen e fabrikave të reja, për hapjen e vendeve të punës. Periodikisht i humbën tregjet, në vendet fuqi.
Banka Popullore nuk u përfillet nevojave minimale të tregut liberal, ajo defakto e ndalon progresin ekonomik, një nga kushtet themelore është që t’a çliroje Dinarin nga kursi këmbimor abstrakt, irracional i mbivlerësuar në raport këmbimor me Euron, sa më shpejt të zbatohet kursi fluid, rrëshqitës në raport me Euron. Vet oferta dhe kërkesa për mjete devizore do t’a stabilizojë kursin valuator, indirekt mundet që t’a ndërpresë inflacionin.Ky kurs aktual i cili akoma është në fuqi, më shumë i ngjan sistemit socialist, sepse vendimet janë të formës direikive, prandaj bie ndesh me sistemet ekonomike të ekonomisë liberale.
Ky kurs valuator është vjetruar dhe e pengon fuqinë reale të Dinaritkundrejt valutave tjera, sepse edhe rezervat devizore nuk janë të mjaftueshme për kompatibilitet. Po ashtu edhe borxhi publik është rritur mbi kurbën e indeksit të zhvillimit ekonomik.
Mendoj se ndryshimi i politikës ndaj kursit valuator, mundet të bëhet një faktor për kontrollin ndaj inflacionit, sepse mundet të rritet qarkullimi i devizave në treg dhe qarkullimi tregtar vendor. Po ashtu, ka gjasa që të zhvillohet eksporti i mallrave vendore në tregjet e jashtme, si rezultat do të ketë rrjedhje të devizave në Bankën Popullore.
Në kohën e fundit, evidente është rritja e indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë, të mallrave bazike të jetës dhe shërbimeve. Indeksi i harxhimeve për jetë, për një familje është i lartë dhe nuk mundet qytetari t’i mbuloje me të ardhurat e pagës minimale. Kjo gjendje e rëndë ekonomike e ulën në skajshmëri standardin jetësor të qytetarëve.
Vendbanimet rrallohen, popullata aktive migron dhe paraqiten humnera e fuqisë punëtore. Prishet balanci puntor-maqinë. Jeta shtrenjtohet dhe me inflacionin në rritje, manifestohet ngecje e zhvillimit ekonomik. Këto dukuri ekonomike e çojnë ekonominë e vendit në Stagflacion.
Stagflacioni është dukuri e re, i cili paraqitet te ekonomitë e vendeve kur inflacioni del nga kontrolli, me normë të lartë të përqindjes dhe i shoqëruar me stagnimin apo me uljen e përqindjes së zhvillimit ekonomik dhe me rënien e standardit jetësor të qytetarëve. Stagflacioni është i rrezikshëm për ekonominë e vendit, e zhvillon spiralen e krizave dhe pakënaqësitë tjera sociale të qytetarëve,inicohen greva dhe destabilizim social.