Indonezia u godit nga një tërmet 7,1 ballë
Një tërmet para agimit me magnitudë 7,1 ballë goditi Indonezinë perëndimore, transmeton Anadolu.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi pranë brigjeve të qytetit Teluk Dalam në provincën e Sumatrës së Veriut rreth orës 3:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 15,5 kilometrash.
Dridhjet u ndien në të gjithë provincat e Sumatrës Perëndimore dhe Sumatrës Veriore.
Njerëzit dolën me shpejtësi nga shtëpitë e tyre, por nuk raportohet për dëme dhe banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre.
Paralajmërimi për cunami u hoq pas dy orësh.
Lëkundjet u ndien edhe në Malajzinë fqinje.