Gudulisja e fëmijëve nuk është gjithmonë argëtuese dhe ekspertët e shpjegojnë pse

Gudulisja e fëmijëve shpesh shihet si një mënyrë e padëmshme dhe e këndshme për t’u lidhur ose luajtur. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se gudulisja në fakt mund të jetë shumë e dëmshme, veçanërisht nëse kjo lojë vjen nga dikush që nuk është i afëri i fëmijës. Gjegjësisht, kur u pyetën për frikën e tyre, shumë të rritur përmendën momentet e fëmijërisë kur guduliseshin dhe nuk mund ta ndalonin atë, transmeton Panacea.

Këto përvoja në pamundësi për të kontrolluar vet trupin dhe gjendjen thuhet se mund të kenë efekte afatgjata në ndjenjat e sigurisë dhe hulumtimet e fundit tregojnë se gudulisja e fëmijëve mund të ketë një efekt shumë negativ në mirëqenien fizike, emocionale dhe psikologjike të fëmijëve.

Mbi të gjitha, ekspertët shpjegojnë se gudulisja fatkeqësisht mund të çojë në lëndime fizike në disa raste, veçanërisht nëse fëmija është shumë i vogël ose shumë i brishtë. Ndjesia e gudulisjes mund të jetë shumë intensive për lëkurën e tyre delikate, duke çuar në skuqje, acarim dhe lëndime të tjera të ngjashme. Gjithashtu mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen, veçanërisht te fëmijët me astmë.

Për më tepër, nëse e gudulisim shumë fort fëmijën, mund të shkaktojë dhimbje, parehati dhe madje edhe trauma, paralajmërojnë ekspertët. Gudulisja e një fëmije kundër vullnetit të tij gjithashtu mund t’i dërgojë atij sinjale të gabuara për trupin dhe kufijtë e tij personal.

Së fundi, gudulisja e fëmijëve mund të shkaktojë trauma tek fëmijët që kanë përjetuar një lloj abuzimi ose sulmi. Gudulisja e këmbëve të një fëmije mund të simulojë prekjen ose dhunën jo konsensuale që mund të jetë traumatike për disa fëmijë. Edhe nëse gudulisja e këmbëve të një foshnje bëhet me qëllime të mira dhe pa qëllim për të shkaktuar dëm, përsëri mund të shkaktojë shqetësim emocional dhe kujtime të këqija, shpjegojnë ekspertët.