Google lehtëson më tutje procesin e heqjes së informacioneve personale nga rezultatet e kërkimit

Google zbuloi disa përditësime në motorin e kërkimit të cilat ju japin përdoruesve më shumë kontroll mbi informacionin rreth tyre që shfaqet në rezultatet e kërkimit, transmeton PcWorld.al.

Kompania prezantoi një mjet vitin e kaluar për ti ndihmuar përdoruesit të heqin rezultate kërkimi që përmbajnë numrin e telefonit, adresën e shtëpisë dhe e-mailin.

Tani kompania ka përditësuar mjetin për të qenë më efektiv. Një panel do të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim i cili njofton përdoruesit kur informacionet e tyre personale shfaqen në Google Search.

Kur merrni një paralajmërim mund ti kërkoni Google menjëherë ti heqë ato rezultate kërkimit.

Në fillim të vitit kompania lançoi një funksionalitet Google i cili mund të kërkojë në rrjetin e zi(dark web) nëse informacioni personal i përdoruesve është shfaqur në ndonjë thyerje sigurie.

Funksionaliteti i ri quajtur “results about you” duket se bën të njëjtën gjë duke kërkuar në mënyrë proaktive informacione personale dhe ndihmuar përdoruesit ti heqin sa më parë që të mbrojnë privatësinë.

Mjeti aktualisht është i disponueshëm në SHBA në gjuhën Angleze për momentin por Google planifikon ta ofrojë edhe në gjuhë dhe vende të tjera të botës.