Gjykata e Lartë e Kolorados përjashtoi Trumpin nga zgjedhjet e vitit 2024

Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën se ish-presidenti Donald Trump është përjashtuar nga mbajtja e detyrës së presidentit sipas të ashtuquajturës klauzola amerikane e kryengritjes dhe nuk mund të figurojë në fletëvotimet e shtetit për zgjedhjet e vitit 2024, raporton Anadolu.

“Shumica e gjykatës mendon se ish-presidenti Trump është skualifikuar nga mbajtja e detyrës së presidentit sipas Seksionit 3 të amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së”, thuhet në vendimin e gjykatës, duke shtuar se “për shkak se ai është skualifikuar, do të ishte një veprim i gabuar sipas Kodit zgjedhor që sekretari ta fusë atë si kandidat në listat preliminare presidenciale”.

Me vendimin e saj, gjykata ndryshoi një vendim të gjykatës më të ulët. Megjithatë, Gjykata e Lartë e SHBA-së pritet të ketë fjalën e fundit.

Seksioni 3 i amendamentit të 14-të ndalon këdo që ka bërë më parë betimin nga mbajtja e posteve publike nëse ata janë “angazhuar në kryengritje ose rebelim” kundër SHBA-së.