Gjykata e Hagës: Konfirmohet ndërrmarja e përbashkët kriminale

Gjykata Speciale në Hagë ka vijuar seancën për shpalljen e vendimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Euronews.

Gjatë seancës, trupi gjykues ka konstatuar se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një sulmi të përhapur dhe sistematik kundër popullatës civile pas 20 qershorit 1999, si kusht për akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, është shprehur kryetari i trupit gjykues.

Ky konstatim ka bërë që akuzat për krime kundër njerëzimit, si dhe ato për krime lufte, të mos mbështeten nga ky konstatim i gjykatës për periudhën pas 20 qershorit 1999.

Ndërkohë, gjatë seancës është konfirmuar akuza lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, sipas pretendimeve të Prokurorisë.

Seanca në Gjykatën Speciale në Hagë vijon, ndërsa trupi gjykues po lexon dhe arsyeton vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.