Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën, tre vjet e dhjetë muaj burg për Vasil Jovanovin për posedim dhe trafikim të narkotikëve
Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e të akuzuarit Vasil Jovanov dhe e dënoi përsëri me me burg prej tre vite e dhjetë muaj për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” pasi Gjykata e Lartë në maj të këtij viti e rrëzoi vendimin e mëparshëm të shkallës së dytë dhe e ktheu çështjen për rigjykim, transmeton Portalb.mk.
Vendimi u mor në një seancë publike të mbajtur më 11 qershor 2025,
Kujtojmë që Vasil Jovanov, i cili goditi Frosina Kulakovën në bulevardin Aradhat Partizane, u dënua me dymbëdhjetë vjet burg. Ai u akuzua për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”.