Gjithçka zyrtare, UEFA ndryshoi zyrtarisht emrin e kampionatit më të ri për klube

Në sezonin 2021/2022 UEFA vendosi të nisë siparin e kompeticionit më të ri për klubet në Evropë, UEFA Europa Conference League, me idenë që klubet e vogla të cilat nuk arrijnë dot kualifikimin në Champions apo Europa League, të kenë një shans në arenën evropiane, raporton ABC.

Pas përfundimit të edicionit të dytë, ku kampionë u shpallën “çekiçët” e West Ham, në atë finale të fituar me rezultatin 2 me 1, ndaj “violëve” të Fiorentina, në Pragë, UEFA ka vendosur të bëjë një ndryshim te ky kompeticion.

Bëhet fjalë për emrin e turneut, i cili që prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë më “UEFA Europa Conference League”, por thjeshtë “UEFA Conference League”, me arsyen se kompeticioni tashmë e ka krijuar “imazhin” e tij dhe nuk ka më nevojë të ketë dhe fjalën “Europa”, për t’u njohur si një turne për klubet evropiane.