Gjermania miratoi ligjin e ri që lejon dyshtetësinë

Bundestagu gjerman sot mori vendimin për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin nënshtetësinë gjermane, raporton Klan Kosova.

Për të gjitha ata që duan të mbajnë edhe dyshtetësinë, sot u miratua ligji me emrin “Modernizimi i të drejtës për nënshtetësi” i cili lejon dyshtetësinë për shtetasit e vendeve të treta.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Bahri Cani në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Me ligjin e ri shkurtohet afati i marrjes së shtetësisë gjermane nga 8 deri në 5 vjet. Në rast të integrimit të mirë, shtetësia gjermane mund të merret edhe pas 3 vjetësh.