Gir: Të përmbushen rekomandimet e OLAF-it, nuk do të reduktohen fondet për Erasmus+

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Gir, deklaroi se nuk do të reduktohen burimet financiare të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për Agjencinë Kombëtare për Erasmus+, si dhe se programi nga i cili përfitojnë të rinjtë do të vazhdojë të zbatohet, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigje të pyetjeve gazetareske pasi Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) kërkoi kthimin e 2.2 milionë eurove nga Maqedonia e Veriut të keqpërdorura përmes programit Erasmus+, Gir tha sot se pret që vendi të vazhdojë të japë rekomandimet e dhëna nga OLAF.

Euroambasadori thotë se sipas procedurave standarde nuk komenton vendimet e marra nga OLAF, pasi siç tha ai është organ hetimi i mashtrimit të Bashkimit Evropian.

“Ne presim që Agjencia Kombëtare për Erasmus+ këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të japë dhe përmbush të gjitha rekomandimet e dhëna nga OLAF. Vetëkuptohet që ne vazhdojmë të kemi besim në punën e vetë Agjencisë Erasmus+, që do të thotë se mbetemi të bindur se shuma e fondeve të akorduara për Erasmus+ nuk do të ulet, përkundrazi jemi të lumtur të ndajmë me ju se Erasmus+ do të zbatohet dhe do të përfitojnë të rinjtë, studentët, universitetet e vendit tuaj”, tha Gir.

Drejtori i Agjencisë Nacionale, Marko Gjorgievski, dje në një konferencë për media njoftoi se janë njoftuar se ka parregullsi në dosjet e projekteve të 22 përfituesve të granteve nga programi Erasmus+ i financuar nga Komisioni Evropian. Gjorgjievski tha se nuk mund të japë më shumë detaje, sepse rasti është në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe është në procedurë para-hetimore. Agjencia, siç tha ai, është e hapur për bashkëpunim dhe me të gjitha burimet dhe dokumentacionin e saj është në dispozicion të Prokurorisë për hetimin e çështjes dhe Drejtorisë së Policisë Financiare.

Drejtoria e Përgjithshme për Arsimin, Rininë, Sportin dhe Kulturën e Komisionit Evropian, sipas raportit të OLAF, më 30 nëntor 2023 i dërgoi një njoftim me e-mail Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë me një kërkesë për rimbursim, dhe këtë muaj Agjencia ka marrë njoftim dhe për përfundimin e vendimit. Sipas këtij njoftimi, kërkohet rikthimi prej 2,276,212 eurosh që janë ndarë si grante në periudhën 2016-2018.

Nëntë vjet më parë, në vitin 2007, nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit u themelua Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet udhëhequr nga Boshko Nelkoski nga Struga, atëherë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të unionit të forcave të reja të VMRO-së, e cila ishte e lidhur pikërisht me Ismajloskën.

Procesi gjyqësor në Gjykatën Penale kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimovafilloi më 2 shkurt 2023.

Dimova u shkarkua dhe ndaj saj u hap hetim pasi u zbulua se në tre vitet e fundit Agjencia nacionale kishte ndarë grante nga programi “Erasmus 2” në vlerë prej 270 mijë euro për një parukieri. Pronari ka qenë edhe ekspert i jashtëm në Agjencinë nacionale dhe se është bërë e ditur se në thesarin e Agjencisë kanë munguar 15 mijë euro.

Menjëherë pas hetimit të paralajmëruar, i gjithë kreu shtetëror, në krye me ish-kryeministrin Zoran Zaev, ish-zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikolovski, ish-zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, bënë thirrje për hetim dhe të zbulohet nëse janë të vërteta akuzat për keqpërdorim tëi parave evropiane. Edhe pse krimi nuk u vërtetua, qeveria kërkoi nga Këshilli shkarkimin e Dimovës, duke u thirrur në kodin etik.

Gjykatësi ia konfiskoi dy pasaportat, e obligoi që të paraqitej herë pas here në gjykatë dhe e ndaloi të kryente disa aktivitete.

Pas shkarkimit të Dimovës nga pozita e drejtores së Agjencisë Kombëtare, në vend të saj drejtor në detyrë u emërua Marko Gjorgievski.