Gabriel Escobar nesër në Tiranë

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve do të vizitojë Tiranën. Gabriel Escobar do të qëndrojë në Tiranë në datat 11 deri në 13 prill me një agjendë të ngjeshur, raporton EN.

Mësohet se fillimisht do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj ndërsa nga opozita do të takohet me përfaqësues të partisë demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeajn, si kryetar të komanduar.

Ashtu siç edhe pritet, me kreun e rithemelimit, Sali Berishën të cilin ShBA e ka shpallur non grata, nuk do të ketë asnjë takim. Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.