Futi para në pasaportë, policia arrestoi një shtetas të Shqipërisë në VK “Bllato” për ofrim ryshfeti
Një shtetas shqiptar u ndalua mbrëmë në pikën kufitare “Bllato” pranë Dibrës për dhënie ryshfeti, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Ohër, transmeton Portalb.mk.
Sipas përshkrimit të incidentit, ai ka futur para në pasaportë dhe ka informuar zyrtarin e policisë në kontrollin e pasaportave në daljen nga vendi. Kështu, siç raporton policia, ai ka kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit.
“Mbrëmë në orën 20:25 në pikën kufitare “Bllato”, policët e kanë privuar nga liria B. C. (33) nga Republika e Shqipërisë me dyshimin se ka kryer vepër penale – dhënie ryshfeti”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së në Ohër.
Shtetasi shqiptar po mbahet në stacionin policor të Dibrës.
Policia thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.