Franca nis Festivalin e Frankofonisë: “Të bëjmë botën më të mirë”

Më 4 dhe 5 tetor 2024, përfaqësuesit e më shumë se 100 shteteve dhe qeverive do të marrin pjesë në Samitin e 19-të të Frankofonisë në Villers-Cotterêts, transmeton Portalb.mk.

Për të festuar këtë vit të krenarisë në gjuhën frënge, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë më 20 Mars, Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur Festivalin e Frankofonisë, “Making a Better World” dhe konkursin #SingInFrench në rrjetet sociale.

Festivali i Frankofonisë “Making a Better World” është një ftesë për të eksploruar dimensionet artistike, kulturore dhe sipërmarrëse të krijimtarisë frankofone.

Nga 20 marsi dhe deri në fillim të tetorit 2024, më shumë se 40 vende dhe 400 organizata po përfshihen, duke ngritur projekte dhe ngjarje për të demonstruar gjallërinë e krijimtarisë frankofone në të gjitha fushat.