Forcat speciale ruse vranë gjashtë të burgosur të lidhur me Shtetin Islamik

Forcat speciale ruse liruan dy roje dhe vranë gjashtë të burgosur të lidhur me Shtetin Islamik, duke i dhënë fund një drame pengjesh në një burg në Rostov, transmeton Euronews.

Media shtetërore raportoi se të vrarët akuzoheshin për terrorizëm dhe lidhje me Shtetin Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një sallë koncertesh pranë Moskës në mars.

Njëri nga rrëmbyesit shtyu hekurat e dritares dhe u ul me litar disa kate, përpara se të merrte peng rojet, duke i kërcënuar me thikë dhe sëpatë. Në negociatat me autoritetet, të burgosurit kërkuan një automjet, armë dhe kalim të sigurt nga burgu.

Megjithatë, forcat speciale ruse vendosën të hyjnë në burg dhe në regjistrimet e publikuara në Telegram dëgjohen të shtëna të ashpra nga automatikët. Një video tregon gjashtë trupa në pellgje gjaku.

“Kriminelët janë eliminuar, ndërsa punonjësit që mbaheshin peng janë liruar dhe nuk janë lënduar”, thanënga burgu.

Sipas mediave ruse, të burgosurit e vrarë vinin nga republika jugore ruse e Ingushetia.