Flamuri përmbledh…

 

Portalb.mk të gjithë shqiptarëve kudo që na lexojnë ua uron Ditën e Flamurit me një strofë të shkurtër për flamurin nga atdhetari e figura më pedante shqiptare, ambasadori i shqiptarëve në Amerikë, Faik Konica.

”Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja.
Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë?
Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e të gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.”