Është helmuar gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov

Maria Budanova, gruaja e drejtorit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ndodhet në spital me simptoma të helmimit nga metalet e rënda, raporton Guardian. Ky informacion është publikuar nga mediat kryesore ukrainase, transmeton Portalb.mk.

Më shumë detaje nuk bëhen të ditura, por thuhet se “këto substanca nuk përdoren në asnjë mënyrë në jetën e përditshme dhe në punët ushtarake”. Sipas tyre, mund të jetë një “përpjekje e shënjestruar për të helmuar person specifik”.

Informacionet e mediave ukrainase të raportuara nga Guardian janë se vetë Kyrylo Budanov është mirë. Marijana Budanova mund të jetë helmuar me ushqim, por me doza të vogla për një periudhë të gjatë. Bashkëbiseduesit e “Ukrainian Pravda” vërejnë se punonjës të tjerë të inteligjencës ushtarake ukrainase kanë simptoma të helmimit.

Gjendja e saj është stabile, simptomat janë vërejtur shumë shpejt dhe kjo ka mundësuar reagim në kohë. Nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur helmimi i dyshuar, pasi në të njëjtën kohë ajo u tha se ishte futur në spital pas një “rënie të zgjatur të shëndetit”.

Publiku ukrainas di pak për Maria Budanova. Ajo nuk i përdor rrjetet sociale, ndërsa Kirilo Budanov së fundi ka deklaruar se gruaja e tij jeton me të në zyrë dhe se është gjithmonë pranë tij.