Fermerët e rinj në Maqedoninë e Veriut do të mund të marrin 40 % të mjeteve financiare që nga momenti i nënshkrimit të kontratës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që për herë të parë do të mbështetjen “Bujqit e rinj” me 40 % të mjeteve financiare të projektit të miratuara. Mjetet në vlerë deri 600 mijë denarë janë të planifikuara për blerjen e pajisjeve për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore. transmeton Portalb.mk.

“Masa mundëson mbështetje financiare në formën e grantit deri 600 mijë denarë nga shpenzimet e pranueshme për person. E reja e këtij viti, që e prezantojmë për herë të parë, është pagesa paraprake e 40 përqindëshit të vlerës së projektit menjëherë me nënshkrimin e marrëveshjes”, njoftoi Qeveria.

Mbështetja financiare do të kompletohet e gjitha përmes tri kësteve, ndërsa aplikimi do të jetë deri më 23 tetor.

“Konkursi është i hapur tash, ashtu që deri në fund të vitit të përpunohen të gjitha aplikimet nga ana e Agjencisë për Pagesa, me qëllim që të gjithë bujqit e rinj që do t’i plotësojnë kushtet, të fitojnë grant”, njoftoi Qeveria.

Mjetet në vlerë deri 600 mijë denarë, nënkuptojnë grant i pakthyeshëm për bujqit e moshës nga 18 deri 40 vjeç.