Fëmijët në Çair të Shkupit festojnë 1 Qershorin me aktivitet bamirësie

Komuna e Çairit në bashkëpunim me qendrën ‘’Edu Lingua’’ kanë organizuar një aktivitet me nxënës të cilët kanë prezantuar para kalimtarëve të rastit ushqime dhe gatesa të ndryshme nga shtëpia të përgatitura me ndihmën e prindërve me qëllimin që të nxitet empatia me fëmijët tjerë, njofton Portalb.mk.

Të gjitha ushqimet e përgatitura nga duart e vogla të fëmijëve me asistencë nga prindërit ishin në shitje me një vlerë shumë simbolike vetëm e vetëm që të ndiejnë kënaqësinë që të jep bamirësia.

Kështu e menduan ta festojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, fëmijët nga Shkupi, të cilët e zhvilluan aktivitetin e tyre në Parkun e Çairit.

Paratë e grumbulluara nga ushqimet e blera do të donohen në qendrën e fëmijëve skamnorë, pa kujdes prindëror.

Fotografi nga pridërit e fëmijëve gjatë aktivitetit dërguar enkas për Portalbin
Fotografi nga pridërit e fëmijëve gjatë aktivitetit dërguar enkas për Portalbin

Aktiviteti erdhi në sajë të bashkëpunimit të Qendrës ‘’Edu Lingua’’ dhe Komunës së Çairit. Aktivitete të tilla janë më se të domosdoshme të jenë më në numër me qëllimin që fëmijët të zgjojnë dhembshurinë për të tjerët që kanë status të ulët social.

Ndryshe, sot fëmijët kudo festojnë ditën e tyre në forma të ndryshme, me ekspozita, këngë, valle, lojëra dhe mënyra kreative si kjo e sipërpërmendura.

Fotografi nga pridërit e fëmijëve gjatë aktivitetit dërguar enkas për Portalbin
Fotografi nga pridërit e fëmijëve gjatë aktivitetit dërguar enkas për Portalbin