FBI-ja thotë se hakerët Iranianë po godasin stafet elektorale të Trump dhe Harris

Një fushë phishing që FBI-ja beson se ka lidhje me Iranin ka vënë në shënjestër anëtarë të kampeve politike të Trump dhe Harris në garën e tyre për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fund të vitit, transmeton PCWorld.al.

Ndërsa aktorët në fjalë janë përpjekur të hakojnë këshilltarët e fushatës së Trump dhe të Harris, Washington Post specifikisht përmendi këshilltaren e lartë të Trump, Susie Wiles si një prej objektivave kryesorë.

Në muajin Qershor agjentët federalë punuan me Microsoft dhe Google kur filluan hetimin e e-mail-eve phishing që stafet e kandidatëve presidencialë kishin marrë.

Google publikoi së fundi një raport që detajonte sesi grupi Iranian i hakerëve APT42 kishte vënë në shënjestër përdorues të profilit të lartë në Izrael dhe SHBA.

Gjithashtu konfirmoi se aktori APT42 kishte provuar të kompromentonte llogaritë personale të individëve të lidhur me Presidentin Biden, Zëvendës Presidenten Harris dhe ish-Presidentin Trump.

Autoritetet thanë se Roger Stone, një këshilltar jo-formal i Trump, kishte rënë viktimë e sulmit phishing të hakerëve Iranianë të cilët më pas kanë arritur të kontrollojnë llogarinë e tij e të dërgojnë mesazhe phishing tek njerëz të tjerë.

Por thanë se nuk kanë gjetur prova që një anëtar i fushatës së Harris të jetë hakuar. Në zgjedhjet e kaluara në 2020-ën, FBI-ja akuzoi Iranin dhe Rusinë për përhapje të informacioneve të rreme. Megjithatë sipas Washington Post, Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë Iranin një kërcënim serioz sulmesh kibernetike krahasuar me Rusinë dhe Kinën të cilët shquhet për sulmet e tyre të sofistikuara që nuk identifikohen lehtë.