Faton Selami është konfirmuar si propozim për Avokat të ri të Popullit në RMV
Faton Selami nga Tetova është konfirmuar si propozim për Avokat të ri të Popullit nga Komisioni i Zgjedhjeve dhe Emërimeve i Parlamentit. Selami u propozua nga deputeti i VLEN-it Bekim Qoku. Ai është jurist, magjistër në drejtësi dhe ka dhënë provimet e jurisprudencës dhe të noterit. Për këtë pozicion kanë aplikuar 17 kandidatë, transmeton Portalb.mk.
Për të zgjedhur një Avokat të Popullit, kërkohet shumicë e kualifikuar, gjegjësisht të paktën 61 deputetë duhet të votojnë për kandidatin, por kërkohet edhe shumicë Badenter, përkatësisht të paktën 20 nga gjithsej 39 deputetë nga bashkësitë etnike duhet ta mbështesin dhe të votojnë për kandidatin e propozuar për Avokat të ri të Popullit. Në pjesën me shumicën e Badinterit, koalicioni qeverisës nuk ka shumicë, pra ka vetëm 14 deputetë, ndërsa shumicën prej 21 deputetësh e mban Fronti Evropian së bashku me Aleancën për Shqiptarët e Taravarit.
Përzgjedhja duhet të bëhet para se të shpallen zgjedhjet lokale. Pritet që zgjedhjet të shpallen në dhjetë ditët e para të gushtit.
Avokati i Popullit është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve nga institucionet dhe zyrtarët, dhe ka kompetenca të gjera për të ushtruar të drejtat zgjedhore të qytetarëve.