Eurostat: Shkalla e punësimit të të rinjve të diplomuar në BE u rrit në 83%
Shkalla e punësimit të të rinjve të moshës 20 deri në 34 vjeç në Bashkimin Evropian, të cilët së fundmi kanë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë, në vitin 2025 u rrit në 83%, nga 82.3% sa ishte një vit më parë, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi evropian i statistikave (Eurostat), gjatë 11 viteve të fundit shkalla e punësimit për këtë grup është rritur me 7.5%.
Të rinjtë me arsim terciar (arsim të lartë) shënojnë një nivel dukshëm më të lartë punësimi, i cili në vitin 2025 arriti në 87%, ndërsa te ata me arsim të mesëm shkalla e punësimit është 77.2%.
Në nivel të vendeve anëtare, normat më të larta të punësimit për të rinjtë që kanë përfunduar arsimin u regjistruan në Maltë (91%), Gjermani (90.6%) dhe Holandë (90.1%).
Ndërkohë, normat më të ulëta u regjistruan në Greqi (62.4%), Itali (71.8%) dhe Rumani (%).
Të dhënat tregojnë gjithashtu dallime sipas gjinisë. Shkalla e punësimit në BE është më e lartë te burrat (84.4%) sesa te gratë (81.5%).
Dallimet më të mëdha mes grave dhe burrave janë regjistruar në Çeki, Letoni dhe Slloveni, ndërsa në disa vende, si Greqi dhe Estoni, gratë kanë pasur shkallë relativisht më të lartë punësimi krahasuar me burrat.