Është nxjerrë trupi i pajetë i personit që u mbyt dje në liqenin e Dojranit

Një ekip prej tre zjarrfikësish-shpëtimtarë nga NjTZ Strumicë, kanë nxjerrë trupin e 43-vjeçarit D.M. i cili u mbyt dje në ujërat e Liqenit të Dojranit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Trupi i gjetur është dorëzuar për obduksion.

Dje rreth orës 10 në SPB Strumicë është raportuar se një person është mbytur në liqenin e Dojranit. Sipas informacioneve nga policia, personi është hedhur nga varka në ujë, ka notuar disa metra dhe më pas është mbytur.

Ekipet e zhytjes u përfshinë në kërkimin e trupit.