Është hapur konkursi i gjashtë rajonal për tregim të shkurtër Biber

Është hapur konkursi i gjashtë i tregimit të shkurtër Biber. Tregimet e shkurtra mund të dorëzohen nga autorë që shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate ose serbe.

Tema e konkursit

Sikurse në konkurset e mëparshme Biber, edhe tema e këtij konkursi është e zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 26. 05. 2024.

Përzgjedhjen e tregimeve të pranuara do ta bëjë juria e përbërë nga: Tanja Stupar TrifunoviqAlmin Kaplan dhe Jasna Dimitrijeviq. Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime:
1. çmimi i parë 1.100 euro
2. çmimi i dytë 850 euro
3. çmimi i tretë 600 euro

Vendimi i jurisë do të bëhet publik në nëntor 2024.

Për më shumë lexoni: KËTU.