U hap festivali “Përtej” me diskutim mbi letërsinë në kohëra të turbullta si lufta, autoritarizmi, ndryshimet klimatike

Në Galerinë Daut Pasha në Shkup, mbrëmë u hap Festivali “Përtej” i cili do të zgjasë deri më datë 18 maj. Persona të ndryshëm nga sfera e artit dhe kulturës bëhen bashkë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë. Për lexuesit e Portalb.mk sjellim një përshkrim se çfarë u diskutua.

Fotografi nga ngjarja e mbrëmshme nga Portalbi
Fotografi nga festivali “Përtej”. Foto nga Portalb.mk

Festivali “Përtej” mbahet nën përkujdesin e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” të përkrahur nga disa partnerë europianë që mbështesin diversitetin.

Mbrëmja u moderua nga Annnedore Smith dhe Bujar Luma, kurse folën shkrimtari Ben Blushi si edhe historiani dhe drejtori i Teatri i Luftës së Sarajevës, Nihad Kreshevljakovic.

Ben Blushi në fjalimin e tij tha se askush nuk është më i frikësuar se ai që nuk e di çka na sjellë e ardhmja.

“Ështe paraparë se teknologjia do na i marr punët, do e zëvendësoj profesorin, mësuesin, gjyqtari mund të jetë robot që vendos kush ka të drejtë dhe kush jo.

Çfarë shoqërie është kjo? Çfarë mund të quajmë demokraci? Si do ndikoj nëse për të ardhmen tonë vendosin robotët, në zgjedhje vendosin robotët ?

Intelegjenca artificiale mund të zbuloj , dhe dëshmoj se Zoti nuk ekziston. E ardhmja e humanizmit është në krizë.” kështu u shpreh,  mes tjerash, shkrimtari Ben Blushi.

Fotografi nga ngjarja e mbrëmshme nga Portalbi
Fotografi nga festivali “Përtej”. Foto nga Portalb.mk

Ndërsa panelisti tjetër i cili po ashtu është skenarist, historian, producent dhe drejtues teatri, Nihad Krashevljakoviç tha se në kohë krizash, kultura sakrifikohet e para, kjo flet se ndoshta kultura s’ është bash aq e rëndësishme sa flasim.

“Në kohë trazirash edhe vet ne jemi përgjegjës me mënyrën se si shohim. Janë disa njerëz që sakrifikuan jetën, me artin e tyre. ” u shpreh ai.

Ai më tej përmendi një fakt interesant për teatrin që drejton, teatrin që me shkurtesë e quajnë “SARTR”:”I vetmi teatër i formuar në historinë e Europës në kohën e luftës. Ne e formuam këtë teatër sepse menduam se më mirë do mbrohemi dhe do e ruajmë normalitetin. Të zgjoj intelektualin. Fjala intelektual sot përdoret në pezhorativ ” dikush që veç kritikon”,por jo, intelektuali vepron.

Intelektuali me artin dhe talentin e tij nuk ka të drejtë të jetë në anën e gabuar. Ky është misioni i artistit. Urrejtja nuk na ndihmon. Duhet të përpiqemi përmes artit ta mbrojmë veten nga urrejtja. ” theksoi Nihad Kreshevljakoviç.

Më pas, nga të pranishmit u parashtruan pyetje të ndryshme për sa i përket temës e cila ishte e specifikuar në luftë, autoritarizëm, ndryshimet klimatike.

I pranishëm ishte edhe shkrimtari Bashkim Shehu i cili njëkohësisht ishte dhe drejtori artistik i festivalit. Ai prej vitesh jeton në Barcellonë të Spanjës si shkrimtar në egzil.

Festivali do të vijojë sonte (17 maj) në qendrën ” Loja” në Tetovë  dhe pasdite në një restorant në Odër, kurse më 18 maj në Leshnicë në Malin Sharr.