Është gjetur trupi i pajetë i një 15 vjeçari në qendër të Shkupit, MPB heton rastin

Një trup i pajetë i një 15-vjeçari është gjetur afër një garazhi me kate në qendër të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Trupi i pajetë është gjetur në rrugën pranë garazhit shumëkatësh “Razlloveçko Vostanie”, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup.

Do të hetohet nëse ka qenë aksident apo vetëvrasje.

Ministria e Brendshme ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për rastin.