Është ekstraduar në Maqedoni Besim Krasniqi, vëllai i Agim Krasniqit pjesë e grupit të Kondovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se Besim Krasniqi është ekstraduar nga Kosova. Ai njihej si njëprej personave nga grupi i Kondovës që dy dekada më parë kërcënonte se do të sulmonte Shkupin dhe ndërkohë mori dënim me burg prej 28 vitesh, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (17.05.2024) zyrtarët policorë nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në MPB dhe Njësiti i Policisë Intervenuese të SPB Shkup përfunduan procesin e ekstradimit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë s Veriut të Besim Krasniqit (44), i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale grabitje, krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe dënim për përgatitje në lidhje me veprën penale terrorizëm“, njoftoi Ministria e Brendshme.

Dhjetë ditë më parë, Gjykata Themelore në Uroshevac njoftoi se ka dënuar me 40 ditë paraburgim një shtetasi nga Maqedonia, i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut.

Në Uroshevc janë arrestuar Agim Krasniqi, Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toçi. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) ka marrë njoftim nga kolegët e saj kosovarë. 

Urdhëresat ndërkombëtare për të katër janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në rubrikën e kërkimit. Krasniqi dhe Ramadani janë në arrati që nga shkurti i vitit 2020, kur nuk u kthyen në burgun e Shtipit pas një fundjave pushimi, ndonëse kishin edhe rreth tri vite për të vuajtur nga gjithsej 15 vite burg. Besim Krasniqit, vëllai i Agimit, për një sërë krimesh i është shqiptuar gjithsej 28 vjet e gjysmë burg, Fadil Toci për 10 krime duhet të vuajë 41 vjet e 7 muaj.

Vëllai i Besimit, Agim Krasniqi u arrestua në vitin 2008, bashkë me grupin e tij 7-të anëtarësh për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Grupi i tij gjithashtu është dënuar për terrorizëm, gjegjësisht planifikim të sulmit në Shkup.