Është arrestuar një grua nga Shkupi nën dyshimin se ka detyruar dy vajza të mitura të kryejnë marrëdhënie seksuale

Në ora gjashtë të mëngjesit, gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar një grua nga Shkupi, nën dyshimin se ka detyruar dy vajza të mitura të kryejnë marrëdhënie seksuale me persona të rritur. Sipas njoftimit të policisë, personat i kanë fotografuar dhe incizuar vajzat. Ngjarja ka ndodhur në Gjorçe Petrov të Shkupit, pasi që prindërit e njërës prej vajzave, të cilat kanë qenë në moshë 13-14 vjeçare, kanë paraqitur në polici se vajza e tyre nuk është paraqitur në shtëpi, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të brendshme e ka konfirmuar rastin.

“Më 01.12.2023 rreth orës 06 në Shkup është arrestuar G.R. nga Shkupi nën dyshimin e bazuar se në territorin e Shkupit ka mundësuar persona të moshuar të kenë marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura nga Shkupi, gjatë së cilës të njëjtat i kanë incizuar. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB për Meta.mk.

Nga ana tjetër, Prokuroria thonë se deri tani nuk është dorëzuar padi penale, por po veprojnë në lidhje me njoftimin.

“Deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup deri në këtë moment nuk është dorëzuar padi penale për ngjarjen. Po veprohet pas dorëzimit të njoftimit, gjatë së cilës prokurori i ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme për sigurimin e provave. Ministria e Punëve të Brendshme vepron për pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga Prokuroria për Meta.mk.

Sipas Meta.mk, nuk dihet nëse shkupjania G.R. ka detyruar të miturat për të kryer marrëdhënie seksuale edhe herë tjera. Hetimi për rastin vijon.