Emily in Paris “përplas” Makronin me kryetarin e Romës

Franca do të luftojë fort për ta mbajtur serinë “Emily in Paris” në Paris. Kështu ka deklaruar presidenti francez Emanuel Makron, ndërsa nuk ka vonuar përgjigja nga kryetari i Romës i cili tha se Emily po ja del mirë në Romë, raporton Portalb.mk.

Seria e famshme “Emily in Paris” në fund të sezonit të katër zbuloi në se personazhi kryesor i tij po shkonte në Romë. Kjo i kapi të papërgatitur shumë shikues.

E ndaj kësaj së fundmi ka reaguar edhe presidenti i Francës Emanuel Makron.

Ai ka thënë se vendi “do të luftojë fort” për të ndaluar zhvendosjen e shfaqjes në kryeqytetin e Italisë.

“Ne do t’u kërkojmë atyre të qëndrojnë në Paris, ‘Emily në Paris’ në Romë nuk ka kuptim”, ka thënë Macron për Variety.

Pas komenteve të presidentit francez, kryetari i Romës, Roberto Gualtieri shkroi në X: “I dashur Emmanuel Macron, mos u shqetëso: Emily po ia del shumë në Romë. Dhe njeriu nuk mund ta kontrollojë zemrën: le ta lëmë të zgjedhë.”

Makron lidhet në dy raste me serinë. Gruaja e tij Brigitte shfaqet në një nga episodet e sezonit të katërt kur personazhja kryesore Emily (Lilly Colins) e takoi atë në një kafene dhe i kërkoi një selfie.

Ndërkaq në sezonin e parë, në universin imagjinar të serialit, Brigitte ndan një nga postimet e Emily në mediat sociale që shprehte tronditjen e Emilyt që fjala franceze për vaginën “le vagin” ka parashtesën mashkullore.

Seria katër sezonshe Emily in Paris ka në qendër ekzekutiven amerikane të marketingut Emily Cooper, e luajtur nga Lily Collins, e cila lëviz nga Çikago në Paris për një punë dhe shijon jetën në kryeqytetin francez, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit të katërt ajo lëviz në Romë.

Është paralajmëruar sezoni i pestë, ndërsa krijuesi i serisë Darren Star ka thënë se Emily do të ketë paraqitje në Romë.

Emily in Paris shpesh renditet ndër shfaqjet më të shikuara të Netflix.