Elon Musk paditi për herë të dytë në gjykatë OpenAI

Elon Musk dërgoi një padi tjetër kundër OpenAI dhe CEOs së kompanisë, Sam Altman, dy muaj pasi tërhoqi padinë e kaluar, raporton PCW. Edhe një herë tjetër Musk thotë se OpenAI ka thyer premtimin dhe përkushtimin e saj kur është themeluar duke vendosur interesat komerciale përpara interesit publik.

Kësaj here padia është bërë pranë një gjykate federale dhe jo shtetërore. Kjo sepse padia e re pretendon që OpenAI ka shkeur ligjin federal duke mashtruar Musk.

Në padinë e fundit Musk thotë se bashkëthemeluesit Greg Brockman dhe Sam Altman e kanë mashtruar kur formuan kompaninë. Sipas tij, Altman dhe Brockman kishin thyer premtimin e tyre për ta bërë teknologjinë e OpenAI me burim të hapur (open-source) duke i thënë Microsoft ekskluzivitet mbi të.

Microsoft ka investuar miliarda dollarë në OpenAI dhe mban 49 përqind të aksioneve të filialit të saj. Për më tepër Musk ka kërkuar nga gjykata të përcaktojë nëse OpenAI ka arritur nivelin e inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI), një formë AI që mendohet se është po aq e fuqishme sa truri njerëzor.