Elon Musk kërcënoi me ndalimin e përdorimit të iPhone në kompanitë e tij

Elon Musk ka kërcënuar me ndalimin e përdorimit të iPhone në kompanitë e tij pasi Apple njoftoi se do të integronte modelet AI të OpenAI në pajisjet e saj, raporton PCW. Ekzekutivi i Tesla, SpaceX dhe xAI shkroi në rrjetin social X duke thënë se nëse Apple do të integronte OpenAI në nivel të sistemit operativ, do të ndalonte përdorimin e pajisjeve Apple në bizneset e tij.

Edhe pse Apple dhe OpenAI thanë se përdoruesit do të pyeteshin përpara se të përdornin ChatGPT, reagimi i Musk nënkupton se ai beson që OpenAI do të integrohet thellë në sistemin operativ të Apple.

Në iOS 18, Apple tha se njerëzit do të mund ti bëjnë pyetje Siri dhe nëse asistenti mendon që ChatGPT mund të japë përgjigje më të mirë, do të marrë autorizimin nga përdoruesit.

Kështu përdoruesit do të merrnin një përgjigje nga ChatGPT pa pasur nevojë të hapin aplikacionin ChatGPT në iOS.

Madje Musk replikoi me CEOn e Apple ku e kërcënoi se do të ndalonte përdorimin e iPhone në ambientet e tij nëse nuk ndalon integrimin e këtij mjeti përgjimi, duke ju referuar ChatGPT.