Ekologët e rinj nga tri shtete hulumtuan dhe mbrojtën së bashku Prespën
Ekologët e rinj nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia morën pjesë në Shkollën Verore Ndërkufitare pesëditore në Prespë, kushtuar ruajtjes së vlerave natyrore dhe kulturore të rajonit, transmeton Portalb.mk.
Pjesëmarrësit ndoqën ligjërata, punëtori interaktive dhe hulumtime në terren në rajonin e Prespës.
Shkolla u mbajt nën moton “Njohuritë tradicionale dhe praktikat bashkëkohore ekologjike“, në organizim të Shoqatës Ekologjike Maqedonase, në bashkëpunim me Shoqatën për Mbrojtjen e Prespës nga Greqia dhe Shoqatën për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.