Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe shëndeti deri te të gjitha llojet e lirive, shkruan Vërtetmatësi.

Pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2021, pati një ndryshim global në perceptimin mbi rëndësinë e këtij problemi, i cili më parë ishte injoruar ose minimizuar. Fatkeqësisht, investimet masive të aktorëve antidemokratikë kanë vazhduar të forcojnë ndikimin e dezinformatave, së bashku me teoritë e konspiracionit dhe llojet e ndryshme të propagandave dhe manipulimeve politike.

Fondacioni Metamorfozis e realizoi këtë hulumtim me mbështetjen e Rrjetit Global për Mbrojtjen dhe Promovimin eShprehjes së Lirë IFEX, si pjesë e një përpjekjeje gjithëpërfshirëse që synon zbulimin e ndikimit të propagandës së huajnë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përmes edukimit publik për të përforcuar kapacitetet e palëve kryesore tëpërfshira (organizatat civile dhe aktivistët, mediat dhe gazetarët, institucionet shtetërore dhe vendimmarrësit) në mënyrëqë ata të mund të marrin pjesë aktive në ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të dëmshme antidemokratike.

SHKARKOJE PUBLIKIMIN (PDF format)