Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK vjen në tetor, u zbulua lista e këngëve

Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e këngëve konkurruese për pjesëmarrje në edicionin të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës.

Tetëmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të Këngës, edicioni i dytë, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.

Lista e këngëve të edicionit të dytë të Festivalit të këngës në RTK:

  1. Greta Azizi – “Verës”
  2. Inorga-”Seks mashina nga Prishtina”
  3. Besmir Shishko – “ Unë –Ajo”
  4. Santino De Bartolo – “ Unë jam Arbëreshë”
  5. Agim Poshka- “Ndarja erdhi”
  6. Irma Lepuri – “Të dua”
  7. Endrit Krasniqi- “Flas me gjethen”
  8. Ardita Begu –“ Fundosu në dritë”
  9. Rei Bezhani – “Zonja tradhëti”
  10. Bledi Kaso – “ Një të vetme ka në jetë”
  11. Artea Bajri –“ Strong waves”
  12. Dea Strica “ N’Shqipni”
  13. Jehona Lumi – “Shko”
  14. Arnitë Kastrati –“ Blla Blla”
  15. Ardit Stafai –“Faji”
  16. Vlona Boshnjaku-“ Lotët”
  17. Bruna Sata –“ Ti je i pa Shpirt”
  18. Luna Çausholli “ Ma ule diellin ti”

Edicioni i parë i “Fest 2023” ishte realizuar në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, në Prishtinë dhe ishte transmetuar live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.

Çmimi kryesor i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit ‘La Fazani’ me këngën “Oj Kosovë”.