Dy zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, tre janë vënë nën kontroll dhe 15 janë shuar

Nga gjithsej 20 zjarre në ambiente të jashtme, dy janë aktive, tre janë vënë nën kontroll dhe 15 zjarre janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Zjarre aktive ka në Komunën e Çashkës, afër vendit të quajtur Koteva Krusha, atar i fshatit Omorani, i transferuar në malin Mukos, ku digjet një pyll i përzier dhe në Komunën e Makedonski Brodit, në fshatin Greshnicës, pranë rezervuarëve me ujësjellës fshati, ku digjet edhe një pyll i përzier.

Zjarret janë vënë nën kontroll në komunën e Demir Hisarit, në afërsi të malit Plakenska, mbi fshatin Virovë, në Komunën e Kërçovës, në afërsi të fshatit Cer në drejtim të fshatit Starec dhe në komunën e Ohrit dhe Resnjës. Mali i Galiçicës tym në dy vende, afër Zli Dolit.

15 zjarre janë shuar në komunat Resnjë, Bogovinë, Likovë, Nagoriçan i Vjetër, Kriva Pallankë, Makedonski Brod, dy në Saraj, Çair, Shuto Orizarë, Haraçinë, dy afër Prilepit, Dollneni dhe Bërvenicë.

Për shkak të zjarreve në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë shpalli gjendje krize për 30 ditë, e cila u vazhduar përsëri më 13 gusht dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.