Dy pilotë humbën jetën në Bullgari pasi një avion ushtarak u rrëzua pas fluturimit të Radevit
Dy pilotë vdiqën pasi një avion ushtarak u rrëzua pranë bazës ushtarake “Graf Ignatievo” pranë Plovdivit, raporton Mediapool.bg. Përplasja ndodhi menjëherë pasi Presidenti bullgar Rumen Radev bëri një fluturim demonstrues me një F-16 në përgatitje për një shfaqje të madhe ajrore të planifikuar për të shtunën, e cila u anulua pas rrëzimit.
Sipas Forcave Ajrore, fluturimi ishte rutinë dhe i planifikuar gjatë. Pilotët që vdiqën ishin disa nga pilotët më të trajnuar dhe avioni u riparua këtë vit.
Pilotët e vdekur janë majori 51-vjeçar Petko Dimitrov dhe togeri i lartë 28-vjeçar Vencislav Dankin. Të dy ishin instruktorë, shkruan “Mediapool.bg”.
Prokuroria Publike Bullgare tha se është në pritje të inspektimit të vendit të aksidentit, identifikimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, si dhe të të gjithë zyrtarëve të përfshirë në planifikimin, zbatimin e fluturimit stërvitor dhe mirëmbajtjen e avionit dhe pajisjeve tokësore.
Siç raporton “Mediapool.bg”, hetime të tilla zakonisht zvarriten me vite të tëra dhe fajtorët gjenden rrallë. L-39ZA “Albatross” L-39ZA “Albatross” është një avion luftarak shumë i manovrueshëm i projektuar për stërvitje fillestare dhe të avancuar të fluturimit, si dhe trajnim fillestar dhe përmirësim të aftësive fluturuese të ekuipazheve luftarake.
Presidenti Rumen Radev, i cili është një ish-komandant i Forcave Ajrore, ishte duke fluturuar me F-16 si bashkë-pilot me komandantin e bazës ajrore Aviano në Itali, gjeneral brigade Ted Clark, para tragjedisë. Fluturimi zgjati rreth 40 minuta, pas së cilës Radev i dha komandantit një distinktiv nderi.
Radev është dashur të jetë nesër mysafir në ditën e hapur të fluturimit në bazën “Graf Ignatievo” me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së Bullgarisë në NATO dhe 35 vjetorit të pranimit të avionit MiG-29 në shërbim të Forca Ajrore Bullgare.
Për vizitë zyrtare në Bullgari sot është edhe presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila për momentin është në takim me presidentin bullgar Rumen Radev