Dy persona ikën nga “Burgu i Idrizovës”, pas një ore kapen nga Policia me 120 mijë denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut në mesditë ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët vetëm një orë më herët kishin ikur nga “Burgu i Idrizovës”, raporton Portalb.mk.

“Sot rreth orës 15:45, në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup, SPB Shkup dhe RPB Gazi Baba kanë arrestuar 56 vjeçarin B.O. nga Gostivari dhe 29 vjeçarin E.M. nga fshati Frangovë”, raportoi Policia, derisa në veturën e tyre ishin kapur 120 mijë denarë.

Raportohet që këta dy persona kanë ikur nga burgu rreth orës 14:30. Qytetari nga Gostivari kishte për të mbajtur edhe pesë vjet burg, ndërsa 29 vjeçari edhe katër vjet burg, pasi kishin mbajtur disa vite burg.