Duhet të hyjnë në fuqi së shpejt, cili është dallimi mes sistemeve EES dhe ETIAS për hyrje dhe dalje në BE?

Komisioni Evropian prej një kohe, ka prezantuar rregullore udhëtimi të njohur si Sistemi i hyrjes/daljes (EES), por shumë njerëz e ngatërrojnë atë me sistemin ETIAS. Megjithatë, ai është i ndryshëm nga Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). EES shërben si një leje hyrje dhe dalje, ndërsa ETIAS shërben si lloj heqje vizash për qytetarët e vendeve të treta. Këto dy sisteme do të hyjnë në fuqi në data të ndryshme. EES do të hyjë në fuqi në nëntor 2024, ndërkohë ETIA, do të hyjë në fuqi në maj 2025, raporton Portalb.mk.

ETIAS është një kërkesë e re hyrje për udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në 30 vende evropiane për një qëndrim të shkurtër. Këto përfshijnë 27 vendet që i përkasin Zonës Shengen, si dhe Bullgarinë, Qipron dhe Rumaninë. Me ETIAS, udhëtarët pa viza do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi përpara se të nisin udhëtimin e tyre. ETIAS nuk është vizë dhe futja e saj nuk modifikon statusin pa viza të udhëtarëve.

EES do të regjistrojë udhëtarët pa viza dhe ato që iu kërkohen viza për hyjnë në Evropë për një qëndrim të shkurtër. Nuk do të kërkohet asnjë veprim nga udhëtarët përpara se të fillojnë udhëtimin e tyre, pasi regjistrimi do të bëhet në kufirin e jashtëm të cilitdo prej 29 vendeve evropiane që përdorin sistemin. Vendet në fjalë përfshijnë 27 vendet e Shengenit, Bullgarinë dhe Rumaninë. Regjistrimi në EES do të bëhet sa herë që udhëtarët kalojnë kufijtë e jashtëm dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.

Si veprohet?

Kur aplikoni për një autorizim udhëtimi ETIAS, udhëtarët do të duhet të japin informacionin e tyre personal, duke përfshirë adresën, detajet e pasaportës, profesionin aktual dhe informacionin për udhëtimet e kaluara në zonat e konfliktit ose dënimet penale. Asnjë të dhënë biometrike, si shenjat e gishtërinjve, nuk mblidhet me ETIAS.

EES, nga ana tjetër, do të mbledhë imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve të udhëtarëve. Ai gjithashtu do të mbledhë të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, si dhe datën dhe vendin ku udhëtari ka hyrë dhe ka dalë nga territori i vendeve evropiane duke përdorur sistemin.

Kur duhet të aplikoni?

Udhëtarët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi ETIAS shumë përpara fillimit të udhëtimit të tyre në Evropë, ndërsa regjistrimi me EES bëhet në kufirin e jashtëm të 29 vendeve që përdorin sistemin.

Nisma EES regjistron çdo migrim në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. 

Për qëllimin e EES, “shtetas jo i BE-së” nënkupton një udhëtar që nuk ka shtetësinë e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian ose kombësinë e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë ose Zvicrës.

“Qëndrim i shkurtër” do të thotë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Kjo periudhë llogaritet si një periudhë e vetme për të gjitha vendet evropiane që përdorin EES.

Shtetasit e cilit shtete duhet të regjistrohen në EES?

Sistemi zbatohet për ju nëse nuk jeni shtetas i BE dhe ju që:

  • keni nevojë për një vizë qëndrimi të shkurtër për të udhëtuar në vendet evropiane duke përdorur EES ose
  • nuk keni nevojë për vizë për të udhëtuar për një qëndrim të shkurtër në vendet evropiane duke përdorur EES

Hyrjet dhe daljet tuaja, ose refuzimet e hyrjes do të regjistrohen në mënyrë elektronike në EES.

Në Qipro dhe Irlandë, pavarësisht se janë vende të Bashkimit Evropian, pasaportat do të vulosen me dorë.

Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Përjashtimet nga regjistrimi në EES zbatohen për:

  • Shtetasit jashtë BE-së që kanë kartë qëndrimi dhe janë të lidhur menjëherë me një shtetas të BE-së
  • Shtetasit jo të BE-së që kanë një kartë qëndrimi ose një leje qëndrimi dhe janë të lidhur menjëherë me një shtetas jo-BE që mund të udhëtojë në të gjithë Evropën si një qytetar i BE-së
  • Shtetasit jo të BE-së që udhëtojnë në Evropë si pjesë e një transferimi brenda korporatës ose për qëllime kërkimi, studimesh, trajnimi, shërbimi vullnetar, skemave të shkëmbimit të nxënësve ose projekteve arsimore dhe au-pairing
  • Mbajtës të lejeve të qëndrimit dhe vizave për qëndrim afatgjatë
  • Shtetasit e Andorrës, Monakos dhe San Marinos dhe mbajtësit e një pasaporte të lëshuar nga Shteti i Vatikanit ose Selia e Shenjtë
  • Personat e përjashtuar nga kontrollet kufitare ose të cilëve u janë dhënë privilegje të caktuara në lidhje me kontrollet kufitare (si krerët e shtetit, punëtorët ndërkufitarë, etj.)
  • Persona që kanë një leje të vlefshme të qarkullimit kufitar vendor
  • Anëtarët e ekuipazhit të trenave të pasagjerëve dhe mallrave në udhëtimet lidhëse ndërkombëtare
  • Personat që mbajnë një dokument të vlefshëm tranziti të lehtësuar hekurudhor ose dokument të vlefshëm tranziti të lehtësuar, me kusht që të udhëtojnë me tren dhe të mos zbresin askund brenda territorit të një shteti anëtar të BE-së

Cilat janë përfitimet e EES?

Sistemi i hyrjes/daljes modernizon menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së, duke përmirësuar gradualisht përvojën për udhëtarët.

Identifikon ata që kanë kaluar qëndrimin dhe ofron të dhëna të besueshme për hyrjet, daljet dhe refuzimet e hyrjes.
Ky sistem do të luftojë në mënyrë efektive mashtrimin e identitetit duke mbledhur të dhëna biometrike.

Siguria brenda BE-së do të forcohet falë përmirësimit të kontrolleve kufitare, përdorimit të të dhënave elektronike dhe të dhënave biometrike.

EES promovon shkëmbimin e informacionit në kohë reale, duke siguruar që autoritetet kufitare në të gjithë BE-në të kenë informacionin e duhur në kohën e duhur.

Etias, foto: schengenvisainfo.com
Etias, foto: schengenvisainfo.com

Po ETIAS?

Ndërkohë, ETIAS është autorizim udhëtimi apo kërkesë për hyrje për shtetasit e përjashtuar nga viza që udhëtojnë në cilindo nga këto 30 vende evropiane. Ajo është e lidhur me pasaportën e një udhëtari. Ai është i vlefshëm deri në tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës, cilado qoftë e para. Nëse merrni një pasaportë të re, duhet të merrni një autorizim të ri udhëtimi ETIAS.

Me një autorizim të vlefshëm udhëtimi ETIAS, ju mund të hyni në territorin e këtyre vendeve evropiane sa herë të dëshironi për qëndrime afatshkurtra – normalisht deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Megjithatë, nuk garanton hyrjen. Kur të mbërrini, një roje kufitare do t’ju kërkojë të shohë pasaportën tuaj dhe dokumente të tjera dhe të verifikojë që i përmbushni kushtet e hyrjes.

ETIAS do të aplikohet edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të udhëtojnë në BE, nga maji 2025. Autorizimi në fillim do të jetë opsional, pra jodomosdoshmërisht duhet të nxirret.

Sapo të fillojë programi, ETIAS – që nënkupton Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit – do të kërkojë që rreth 1.4 miliardë njerëz të kenë autorizim special për të hyrë në 30 vende në zonën Shengen të Evropës.

  • Më shumë informacione për sistemin ETIAS mund të merrni në këtë LINK.

EES dhe ETIAS sigurojnë sigurinë e individëve. Të dyja masat e vizave kanë qenë në axhendën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për shumë vite. Me disponueshmërinë e procesit të aplikimit online, udhëtarët mund të aplikojnë për këto viza me pak ose aspak stres. Personat e kualifikuar do të marrin gjithashtu një përgjigje brenda pak minutash nga aplikimi.