Drejtorë të rinj në disa institucione shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenca kanë njoftuar rreth përzgjedhjes së drejtorëve të rinj në disa institucione shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Presidentja Gordana Siljanovska Davkokva sot ka marrë vendim për emërimin e Gabriela Jakovlevës për drejtore në Agjencinë për zbulim, duke vendosur për shkakrimin e drejtorit të deritanishëm, Erold Musliu”, raportoi Presidenca.

Presidenca njoftoi edhe për shkarkimin e zëvendësdrejtoreshës në këtë Agjenci, Aleksandra Bakreska Dodovska, duke e emëruar Ivana Stojanovskën në vend të saj.

“Qeveria në seancën e sotme, me propozim të ministrit për punë të brendshme, Pançe Toshkovski, ka emëruar për drejtor të ri në Biron për siguri publike, Aleksandar Janevin. Ai erdhi në vend të Sasho Tasevskit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka njoftuar edhe për disa emërime tjera: Igor Janushev do të jetë sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Ivica Tomovski do të jetë Drejtor në Shërbimin për punë të përgjitshme dhe të përbashkëeta, Elena Petrova do të jetë te Drejtoria për të Ardhura Publike, Boban Nikollovski do të jetë te Drejtoria e Doganave, Sasho Petrushevski do të jetë sekretar shtetëror në MPB, Vladimir Neloski do të jetë shef i zyrës së kryeministrit, Sashe Pavlovski do të jetë zëvendësi i tij.

Ndryshe, sot u mbajt seanca e parë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kryeministër Hristijan Mickoskin. Ai është kryeministër i koalicionit qeveritar të përbërë nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Në këtë seancë u miratua vendimi që Universiteti Ndërkombëtar i Strugë mos të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, ministri Cvetan Tripunovski dhe Zoran Lutkov njoftuan për dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe u vendos që në muajin shtator të ketë rritje të pensioneve për 2500 denarë, ndërsa rritja tjetër 2500 denarë të jetë në marsin e ardhshëm.