Dodik kërcënoi boshnjakët që votuan Kosovën në Këshillin e Evropës

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar sot për votën pro të deputetëve boshnjakë, raporton EN.

Me një gjuhë kërcënuese, nacionalisti Dodik thotë se Srpska e ka marrë mesazhin dhe se do të reagojë “e bashkuar”.

“Duke votuar për pranimin e Kosovës të vetëshpallur në Këshillin e Evropës, përfaqësuesit e delegacionit të BeH nga radhët e “Trojkës” i thanë publikisht Republikës Srpska se nuk kanë arsye të kundërshtojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Srpska. Ne e kuptuam mirë atë mesazh. Jam i bindur se e gjithë Republika Srpska do të jetë e bashkuar në këtë çështje”, tha ai.