Dita e dytë e grevës në FSSh, Xhaferi njoftoi se do të rishqyrtohet vendimi për uljen e pagave

Greva në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) vazhdon edhe sot për të dytën ditë radhazi, pasi nga dje punonjësit në njësitë rajonale kryejnë vetëm detyrat më urgjente, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, komisionet mjekësore që zgjasin ditët pushimit mjekësor të punonjësve për ata që kanë nevojë do të funksionojnë pa probleme, si dhe shërbimet që lidhen me kërkesën për rehabilitim, për ndihmat ortopedike, certifikimin e mjeteve ndihmëse ortopedike, për kompensimin e pushimit të lehonisë dhe për pagesën e pushimit mjekësor, për sigurim jashtë vendit, për formularë dygjuhësh etj.

Pasi sindikatat dhe punonjësit e FSSh-së dje kërkuan nga kryeministri teknik Talat Xhaferi që të vendosë në rend dite kërkesën e punonjësve të Fondit, me të cilin do të anulohet rekomandimi për uljen e pagave.

Në një prononcim për MIA-në, Xhaferi thotë se ka pasur koordinim me institucionet për të kuptuar arsyet e grevës në FSSh-së dhe shton se duhet të rishqyrtohet se cila pjesë e vendimit kontestohet dhe pse duhej të vinte deri te greva.

“Tashmë kemi pasur  takim koordinues me institucionet për të parë se nga vijnë arsyet për këtë. Dhe sigurisht që institucionet marrin kritikat e duhura se pse kanë ardhur në një situatë me qëndrim të shprehur publikisht, me protesta dhe greva, për të arritur një të drejtë që është fituar me vendime të caktuara, dhe kjo ndoshta është një trashëgimi e mënyrës së menaxhimittë institucioneve përkatëse që janë përgjegjëse për çështjet përkatëse”, tha Xhaferi në një intervistë për MIA-n.

Ai shton se e drejta e grevës është një e drejtë e padiskutueshme e garantuar për të gjithë, por se institucionet kanë detyrimin që të zbatojnë detyrimet e tyre që punonjësit të ushtrojnë të drejtat e tyre përmes grevës.

Punonjësit e FSSh-së janë në grevë për shkak të rekomandimit të Qeverisë për uljen e pagave me 21 për qind.