Dita botërore e mbipeshës: Në RMV thuajse një e treta e njerëzve janë në mbipeshë

Studimi më i ri i publikuar në “The Lancet” tregon se në vitin 2022, më shumë se 1 miliardë njerëz në botë jetojnë me mbipeshë. Në botë, nga viti 1990, mbipesha te njerëzit është rritur më shumë se dyfish te të rritur, ndërkaq katërfish te fëmijët dhe adoleshentët (pre 5 deri në 19 vjet). Në RMV, 28,4% e të rriturve jetojnë me mbipeshë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.

“Në vendin tonë mbipesha te të rinjtë është rritur për 13,6%, ndërkaq te fëmijët dhe adoleshentët për 7,4%, krahasuar me vitin 1990. Më shumë se 10 vjet, Instituti i Shëndetit Publik e zbaton iniciativën për ndjekjen e mbipeshës te fëmijët të Organizatës Botërore të Shëndetit e njohur nën akronimin COSI, të zbatuar në 45 shtete të rajonit të Evropës. Kjo iniciativë është sistemi më masiv i ndjekjes së trendeve të rritjes së peshës trupore dhe mbipeshës te fëmijët nëpërmjet matjeve të standardizuara antropometrike dhe vlerësim të përcaktuesve të obezitetit në mjedisin familjar dhe shokollor”, thonë nga ISHP.

Të dhënat e fundit tregojnë se 30,5% e fëmijëve nga 6 deri në 9 vjeç në RMV jetojnë me peshë trupore të rritur ose obezitet.

13,8% prej tyre jetojnë me obezitet ose obezitet ekstrem. Obeziteti më së shpeshti është te djemtë, për dallim prej vajzave. Shumica e fëmijëve të cilët kanë rritje të peshës trupore jetojnë në mjediset urbane.

Faktor i rëndësishëm për obezitetin është ushqimi me përpunim të lartë dhe i pasur me energji.

Mungesa e aktiviteteve fizike te fëmijët për shkak të zvogëlimit të mundësive për mjedise të sigurta jetësore të cilat promovojnë lojë aktive dhe lëvizje të fëmijëve, sjellë deri te më pak lëvizje dhe përdorim të madh të mjeteve elektronike, të cilët janë përcaktues kryesor të obezitetit.

“Trendet e rritjes së peshës trupore dhe obezitetit në RMV mbahen stabuil në nivel të lartë. Nevojitet qasje gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale ndaj obezitetit, nga dhënia e prioriteteve ndaj faktorëve të mjedisit jetësor të cilët ndikojnë në obezitetin deri në përforcimin e mbrojtjes shëndetësore për parandalim dhe kontroll të obezitetit si sëmundje kronike”, thonë nga ISHP.