Diplomimi mbi kamionë: Festa tradicionale e maturantëve gjallëron Danimarkën
Në Danimarkë, maturantët festojnë diplomimin me një traditë unike, një paradë me kamionë të zbukuruar me flamuj, pankarta dhe muzikë të zhurmshme, raporton Portalb.mk.
Të veshur me kapelat tradicionale të maturës, ata udhëtojnë nëpër qytet duke ndaluar te shtëpitë e secilit nxënës për të festuar me familjarët.
Kjo festë, e njohur si “studenterkørsel”, është simbol i gëzimit pas përfundimit të shkollës së mesme.
Kamionët shndërrohen në klube lëvizëse, ndërsa qytetet mbushen me atmosferë festive.
Tradita daton që nga vitet 1930 dhe vazhdon të jetë një nga momentet më të gëzueshme e simbolike të rinisë daneze pas përfundimit të gjimnazit.