Derivatet e naftës në RMV pas mesnate do të kenë çmime të tjera

Çmimet me pakicë të Eurodizel (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten me 0.50 denarë për litër nga mesnata. Çmimet e benzinave Eurosuper BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk do të ndryshojnë, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk.

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 68.50, ndërsa vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 68.00 për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS do të rritet me 0.128 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 38.393 denarë.