Defekt në REK “Manastir”: Blloku 3 është jashtë funksionit, Blloku 1 do të kyçet sot

Për shkak të problemeve teknike, konkretisht një tubi të thyer në një segment të kazanit, Blloku 3 është shkëputur nga rrjeti elektrik, transmeton Portalb.mk.

SHA EMV thotë se defekti ka ndodhur dje në orën 18:00. Menjëherë pas mbylljes së Bllokut 3, ekipet e ekspertëve filluan aktivitetet për të vënë në punë Bllokun 1.

Sipas njoftimeve, Blloku 1 pritet të sinkronizohet me rrjetin gjatë ditës së sotme.

REK “Manastir” thotë se në periudhën e kaluar kanë punuar me një bllok për shkak të hidrologjisë së favorshme dhe konsumit të reduktuar.

“I njëjti regjim operimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, informon SHA EMV.