Çmimet e derivateve të naftës në RMV do të ndryshojnë në mesnatë

Duke filluar nga sonte në mesnatë, derivatete e naftës do të shiten me çmime të reja, më të larta, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), çmimet e benzinës BS-95 dhe BS-98, si dhe të dizelit, do të rriten me 1.50 denarë.

Kështu, duke filluar nga mesnata, çmimi i ri i benzinës BS-95 do të jetë 76 denarë për litër, benzina BS-98 do të shitet për 78 denarë, ndërsa dizeli do të kushtojë 67.50 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të lirohet për një denar nga mesnata dhe do të shitet për 67.50 denarë për litër.

Çmimi i mazutit do të rritet me 1.293 denarë për kilogram, i cili, sipas vendimit të KRRE-së duke filluar nga mesnata, do të shitet për 39.779 denarë për kilogram.