Çmimet e derivateve të naftës do të pësojnë ndryshime në RMV

Nga sonte në mesnatë, benzina Eurosuper BS-95, Eurodizel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të lirohen për gjysmë denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper BS-95 nga sonte do të shitet për 80,5 denarë për litër, ndërsa një litër dizel do të kushtojë 72,5 denarë për litër. Vaji do të shitet me çmim prej 71 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-98 nuk ndryshon dhe mbetet 83 denarë për litër.