Ciceroni kulturor: Këtë javë mbahet Festivali “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë”
Këtë javë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar Folklorik “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë”. Portalb.mk ju mban të informuar me ngjarjet që janë planifikuar brenda javës. Edhe ngjarja juaj mund të vendoset këtu nëse na shkruani në, në email, ose rrjetet sociale.
Kësaj jave Ansambli “Ibe Palikuqi” me datë 21 Korrik në ora 20:30 do të shpall të hapur edicionin e sivjetmë të “Mbrëmjeve Folklorike të Çarshisë” ku bashkë me mysafirët nga Bosnja e Hercegovina, Qiproja e Veriut, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Meksika do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Shkup
Festivali Folklorik Ndërkombëtar ” Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë”
Ansambli “Ibe Palikuqi”
me datë 21 Korrik
ora 20:30
Vendi: Sheshi Skënderbeu
Gostivar
Festivali “The Park Festival” në Gostivar këtë vit shënon pesë vjetorin me një program të pasur muzikor dhe me aktivitete të tjera nga datat
22-25 korrik
Detaje gjeni: KËTU
Vendose ngjarjen tënde këtu!