Bullgaria para zgjedhjeve të reja, Marija Gabriel tha se nuk do të formojë qeveri

Bullgaria me siguri do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentre pasi partia GERB u tërhoq nga negociatat për formim të qeverisë së re, ndërsa Marija Gabriel e tërhoqi nominimin e saj për kryeministre të re. Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme duhej ta ndërmerr qeverinë nëntë muaj pasi Nikollaj Denkov dha dorëheqje më 5 mars, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, partia e saj GERB sot publikoi se nuk do të marrë pjesë në negociata, ndërsa pastaj edhe Lëvizja për të drejta dhe liri kumtoi se nuk do ta mbështeste qeverinë e re.

“Mjaft është, pas zgjedhjeve do të fillojmë nga e para. Tashmë nuk duam të marrim pjesë në lojëra të ndryshme dhe të kontribuojmë për dështim politik të Bullgarisë”, deklaroi Denica Saçeva nga ekipi negociues i GERB-it.

GERB duhej të formojë qeveri të re me Vazhdojmë me ndryshimin (PP), por tha se nga atje kanë vendosur kushte të reja, që ka qenë e papranueshme.

Në zgjedhjet të cilat u mbajtën në prill të vitit të kaluar, të pestat për dy vite, GERB fitoi 69 vende deputetësh, e pasuar nga PP me 64. Marrëveshja e tyre për ndërrim të kryeministrit në çdo nëntë muaj atëherë i dha fund krizës afatgjate politike në vend.