Bullgaria dëboi kreun e Kishës Ortodokse ruse dhe priftërinjtë bjellorusë

Bullgaria dëboi kreun e Kishës Ortodokse ruse në Sofje së bashku me dy priftërinj bjellorusë. Kështu u shpreh kryeministri, Nikolai Denkov në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së vendit të tij, raporton ABC.

Ata akuzoheshin se kanë vepruar kundër interesave të shtetit bullgar ndërsa Agjencia e Sigurisë Kombëtare (DANS) i ka identifikuar si persona që duhet të dëbohen nga vendi pasi, siç tha Denkov, përmendeshin në një raport sekret.

“Kisha në Sofje do të ndalojë së punuari derisa Kisha Ortodokse Ruse të marrë një vendim për të ardhmen e saj”, tha ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova.